AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Aksi Qukës-Qafë Plloçë; Rama: Perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e zonës

Në kantierin Qukës – Qafë Plloçë vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky aks i cili kur të hapet do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse sa i takon turizmit.

Rama thekson se ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone.

“MIRËMËNGJES, dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

E gjithë rruga është 43.3 km, ndërsa puna po vijon, ndërsa po shfrytëzohen maksimalisht edhe kushtet e mira klimaterike.

 

Fraksion.com