5 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur; Makina hyn mes turmës në Uiskonsin të SHBA-së
Pesë persona u vranë dhe të paktën 40 u plagosën, përfshirë edhe shumë fëmijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një makinë në Wisconsin që hyri mes turmës së njerëzve vrau 5 persona dhe plagosi 40 të tjerë.
Sipas mediave të huaja, një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson ka bërë me dije se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.
“Dëgjuam një zhurmë të fortë, dhe vetëm të bërtitura nga njerëzit që u goditën nga automjeti”, tha një dëshmitar.
Mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë. Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, është njoftuar menjëherë për incidentin.
“Shtëpia e Bardhë po monitoron nga afër situatën në Waukesha dhe zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident i tmerrshëm. Ne kemi kontaktuar me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të ofruar çdo mbështetje dhe ndihmë sipas nevojës”, tha zyrtari.
Fraksion.com