AktualitetTë fundit

17-vjeçarja që kishte humbur gjurmët gjendet në shtëinë e 24-vjeçarit që e mbante të strehuar

Një 17-vjeçare e cila ishte larguar nga banesa një muaj më parë është gjetur nga ana e Policisë në Durrës. Burime bëjnë me dije për noa.al se është arrestuar në flagrancë 24-vjeçari që kishte strehuar të miturën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e plazhit, në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Sh. F., 24 vjeç, banues në Durrës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të strehuar 17-vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Po gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ky shtetas e shiste me doza në zonën e plazhit në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçaren.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjecarit Sh. F. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com