AktualitetPolitikëTë fundit

“Sistem mikro-sigurimi për fermerët”, Rama: Bota cilësinë e produkteve e kontrollon me satelitë, ne kemi një…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se satelitët që do të vendosë Shqipëria duke nisur nga marsi, në hapësirë, do të shërbejnë edhe për bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij gjatë prezantimit të buxhetit për fermerët për vitin 2022, kreu i qeverisë tha se bota i përdor satelitët edhe për sigurimin dhe garantimin e prodhimeve bujqësore, dhe nuk duhet një inspektor për këtë.

Ai u ndal edhe reagimet në rrjetet sociale që solli deklarata e Ramës kur pohoi se Shqipëria do të kishte në hapësirë dy satelitë.

“Nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve që të sigurohen, siç sigurohen ata që sigurojnë makinat. Pasi bëhet fjalë për një sistemi sigurimi që është i shtrenjtë për prodhuesit, fermerët. Na duhet sistem sigurimi i ndryshëm. Po punojë për këtë, që të kemi sistem mikro-sigurimi, që ti kushtojë në minimum të minimumit prodhuesit e fermerit, që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa. Minimumi që sjell garanci që asnjë pikë djersë nuk të shkon kot. Një sistem i sigurimit i kombinuar me teknologji.

Sot bota cilësinë dhe garancinë e produktet e kontrollon me satelitët dhe jo me inspektor. Dhe ky është një tjetër komponent që të do mbulojnë satelitët tanë. Se për të qeshur dhe për t’u tallur këtu, kemi një skuadër kombëtare që mund të dalë kampione bote për qeshjet dhe talljet po të futemi në kampionat. Por po të hyjmë te elementet e gjerave të mbara që mendohen dhe bëhen, në raport me talljen dhe qeshjen, të përqeshurit dhe të tallurit, janë ata që përqeshin dhe tallin.”, pohoi kryeministri.

 

Fraksion.com