AktualitetPolitikëTë fundit

“George Soros një monstër, dëshiron zhdukjen e konservatorizmit shqiptar”/ Berisha: Një nga aktet e para kur të vijmë në pushtet do të jetë shpallja ‘non grata’ e tij

Ish-kryeministri dhe Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë foltores me gratë demokrate se shpallja ‘non grata’ e tij prej DASH, ka ndodhur për shkak se ka denoncuar dhe akuzuar filantropin George Soros.

Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij, se një nga vendimet e para që do të ndërmarrë kur të vij në krye të PD do të jetë shpallja ‘non grata’ e George Soros.

“Edi Rama dhe Geroge Soros e kishte të qartë që unë nuk do e pranoja kurrë një aleancë me PS, e këtë ia bëra të qartë në mënyrë të kristaltë gjatë fushatës elektorale. Atëherë menduan që të më ndëshkonin, pa asnjë fakt bazë dhe dokument. Çfarë kisha unë me Geroge Soros? Ai është një monstër, një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekt i reformës. Ai është arkitekt i monizmit të shoqërisë civile në Shqipëri. Ai është projektues apo rigjallërues i projekteve të Millosheviçit në ndarjen e kufijve të Kosovës. E së fundmi i Ballkanit Soros.

Unë kam kërkuar publikisht shpalljen e tij non grata, e në emër tuaj do i them atij që kjo forcë konservatore në pushtet një nga aktet e para që do të marrë është shpallja e tij non grata përgjithmonë”, tha Berisha.

 

Fraksion.com