AktualitetTë fundit

Tjetër skandal i rëndë seksual, bie në pranga kryeinspektori i Policisë: Kapet në flagrancë duke kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren. (EMRI)

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka arrestuar oficerin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Petraq Rako, pasi u ndalua në flagrancë duke abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga një tjetër shtetas.

Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës, u bë e mundur arrestimi i oficerit të policisë dhe shtetasit me inicialet S.K., 62 vjeç. Të dy këta persona u ndaluan në flagrancë në vendin që kishin përshtatur për shfrytëzimin e prostitucionit të shtetases së mitur 13-vjeçe.Rako rezelton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është arrestuar ne 2007-ën për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por është shpallur më pas i pafajshëm.

“Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
  • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, thuhet në njoftimin e ShÇBA./panorama

foto galeri

petraq rako polici i arrestuar

 

Fraksion.com