AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku pret Linhart: BE të nisë negociatat, mjet monitorimi për vendin

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi të premten ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart.

Tabaku falënderoi ministrin për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian si dhe ndihmën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.

Tabaku theksoi se, “integrimi evropian është një proces i cili kërkon një strukturë përgjegjëse dhe për këtë qeveria nuk ka menduar gjatë këtyre viteve. Gjithashtu nuk ka një buxhet të dedikuar për të”.

Ajo u shpreh se, “Bashkimi Evropian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo sepse janë përmbushur kushtet, por si një mjet monitorimi për vendin”.

Një temë tjetër, e cila u diskutua gjatë takimit është numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria.

Tabaku u shpreh se, “gjatë viteve të fundit është rritur numri i azilkërkuesve nga vendi. Ky ishte dhe shqetësimi i ngritur nga ministri i brendshëm austriak, gjatë vizitës së tij në shtator të këtij viti”.

Ajo shtoi se, “ligji i propozuar nga qeveria “Për të huaj” i jep mundësinë shumë qytetarëve nga vende të treta të përdorin vendin si urë kalimi drejt Shqipërisë”.

 

Fraksion.com