AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për ta mbajtur NATO-n të fortë

Duke folur në konferencën e Shoqatës Gjermane të Atlantikut ‘NATO Talk 2021’ të premten (19 nëntor 2021), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e unitetit transatlantik përballë sfidave të sotme: “Këto sfida janë të gjitha shumë të ndryshme, por ato kanë një gjë e përbashkët”, tha ai. ”Mënyra më e mirë për t’i trajtuar ato është të qëndrojmë të bashkuar. Europa dhe Amerika e Veriut së bashku, në NATO”.

Agjenda e NATO-s 2030, e cila u miratua në Samitin e NATO-s në Bruksel në qershor, synon “të forcojë edhe më shumë Aleancën tonë, si forumi i domosdoshëm për t’u konsultuar, vendosur dhe, kur është e nevojshme, për të vepruar për të gjitha çështjet që prekin sigurinë tonë”, Sekretari i Përgjithshëm tha.

“Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për ta mbajtur NATO-n të fortë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm. Ai falënderoi gjithashtu Gjermaninë për angazhimin e saj ndaj Aleancës dhe kontributin e saj thelbësor në misionet, operacionet dhe dislokimet e NATO-s.

E titulluar “NATO 2030 – Një Agjendë Transatlantike për të Ardhmen”, Konferenca e Shoqatës Atlantike Gjermane ‘NATO Talk 2021’ mblodhi së bashku zyrtarë të rangut të lartë dhe liderë të rinj për të diskutuar mbi çështjet më aktuale të jashtme dhe të sigurisë me të cilat përballet bota.

 

Fraksion.com