Life StyleTë fundit

Rrahjet e ngadalta të zemrës: Përse ndodhin dhe si të veproni

Rrahjet e zemrës funksionojnë si tik taku i orës, vazhdojnë pa pushuar asnjë sekondë gjatë gjithë jetës. Zemra, organi më i rëndësishëm i të gjithë trupit, pompon gjak dhe rreh thuajse në mënyrë precize pa pushim. Ritmin e mrekullueshëm të saj mund ta ndjeni fare lehtë, duke vendosur dorën lehtë mbi kraharor. Megjithëse është një ndër organet më të fuqishme të të gjithë orgnizmit, as zemra nuk është imune ndaj problemeve.

Madje është po aq delikate sa e fortë dhe e pashtershme. E për këtë temë me siguri nuk janë të pakta rastet që mund të keni dëgjuar apo edhe përjetuar. Ndonëse numri më i madh i shqetësimeve vjen nga rrahjet e shpejta të zemrës edhe ato të ngadaltat mund të jenë një problem më vete, po aq shqetësues. Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se përse kjo ndodh dhe si të veproni në raste të tilla.

Kur ritmi i zemrës quhet i ulët
Normalisht zemra rreth 60 deri në 100 herë në minutë kur ju jeni duke pushuar apo duke kryer aktivitet normal. Nën këto shifra rrahjet e saj janë mëse normale dhe të përballueshme nga trupi. Problemi fillon nëse ato bien nën 60 rrahje në minutë. Kjo gjendje e trupit quhet bradikardi dhe mund të sjellë një sërë problemesh për organizmin dhe zemrën. Ndonëse nuk sjell probleme të menjëhershme e të dukshme siç janë rrahjet e shpejta të zemrës, bradikardia mund të sinjalizojë probleme që lidhen me zemrën.

Përse ndodh
Sinjalet elektrike që kalojnë nëpër të katër dhomat e brendëshme të zemrës, ndihmojnë në mbajtjen e ritmit të zemrës në nivelet e duhura. Nëse rrahjet e zemrës janë të ulta dhe të ngadalta, mund të jetë një tregues se sinjalet elektrike që zemra merr nga trupi nuk janë të rregullta. Zakonisht shfaqet me kalimin e moshës dhe përgjatë viteve kur funksionet e trupit fillojnë të dobësohen. Gjithashtu mund të jetë shfaqet si pasojë e abuzimit me alkollin apo duhanin, nga problemet me presionin e lartë të gjakut apo pas ndonjë ataku në zemër.

Simptomat
Kjo gjendje e trupit mund të shkaktojnë edhe një sërë pasojash shëndetësore shumë shqetësuese. Personat e prekur nga ky problem mund të vuajnë nga:
-Marramendja
-Vështirësi në përqëndrim
-Gjendje të fikëti
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje gjoksi dhe kraharori
Kështu nëse ndjeni këto simptoma dhe ndjeni se rrahjet e zemres tuaj janë të ngadalta nën 60 rrahje në minutë bëni kujdes dhe jini gjithnjë nën kontroll. Nëse keni shpesh episode të gjendjes së të fiktit apo keni vështirësi në frymëarrje është e rëndësishme të konsultoheni sa më parë me një mjek.

Si ta parandaloni
Për të parandaluar çdo lloj sëmundje dhe problem me sëmundjet e zemrës, kini parasysh të mbani një peshë të duhur trupore. Gjithashtu të merreni me aktivitet sportiv, të menazhoni presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe nivelet e sheqerit. Nëse jeni duhanpirës, hiqni dorë dhe praktikoni një stil jetese sa më të shëndetëshëm dhe afër natyrës./AgroWeb

 

Fraksion.com