Life StyleTë fundit

Puthje pasionante e momente intime; Brenda festës së 35-vjetorit të Rezarta Shkurtës

Këngëtaren dhe biznesmenen Rezarta Shkurta, 35-vjetori e ka gjetur me zemrën plot. Artistja e njohur ka festuar ditën e lindjes përkrah bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, me të cilin duket se ka kaluar një natë speciale.

Ajo ndau me ndjekësit në Instagram, një video me skena të nxehta e provokuese ku shihet e veshur me një fustan të zi elegant ndërsa shkëmben puthje pasionante me nipin e ish diktatorit, Enver Hoxha.

Në një moment, Ermal Hoxha i shtrëngon edhe të pasmet, bashkëshortes së tij.

Rezarta Shkurta dukej mjaft joshëse dhe tërheqëse në mbrëmjen e saj speciale.

“35 Më gjeti me zemrën plot ✨”- shkroi këngëtarja krahas videos.

Çifti njohur janë prindër të një vajze, Herës, ndërsa kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin korrik pas 17 vitesh së bashku.

Pas daljes nga burgu, Ermal Hoxha i propozoi për martesë biznesmenes në Dubai në janar të vitit 2019.

Çifti kishin planifikuar të martoheshin në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe pritjes së tyre i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie./Panorama plus

 

Fraksion.com