AktualitetPolitikëTë fundit

Këlliçi kundër Bashës: Në datën 11 do të ketë rithemelim të PD, 18 dhjetori është anti-kuvend

Edhe në edicionin e sotëm të emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, është folur për mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga Sali Berisha.

Deputeti i PD-së dhe kreu i Forumit Rinor, Belind Këllici, u shpreh se Kuvendi i datës 11 dhjetor do të saktësoj një kuorum të nevojshëm dhe si i tillë, do të jetë faktori kryesor në rithemelimin e PD-së

“Ka vetëm një kuvend Kombëtar të PD-së të datës 11 dhe ka një antikuvend të datës 18 dhjetor.

Unë mbaj përgjegjësi për firmat e Forumit Rinor, qe kanë 5 përqind, që i bie 280 delegatë të PD-së,

Do të ketë kuvend të datës 11 dhe atë ditë do të ketë rithemelim të PD-së, një kuvend transparent ku dominon Komisioni i verifikimit të Mandateve, kuvendi i parë në 30 vite që është thirrur nga delegatët”.

 

Fraksion.com