AktualitetNATO/BETë fundit

“Gjermania aleat kyç”: Shefi i NATO-s rikonfirmon unitetin e Aleancës përballë sfidave të sigurisë

Me të mbërritur në konferencën e Shoqatës Gjermane të Atlantikut ‘NATO Talk 2021’ në Berlin të premten (19 nëntor 2021), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përgëzoi Gjermaninë për kontributin e saj në NATO.

“Gjermania është një aleat kyç”, tha Sekretari i Përgjithshëm, “dhe ajo që bën Gjermania bën ndryshim”.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu solidaritetin e NATO-s me aleatët Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë, të përballur me krizën në kufirin e tyre me Bjellorusinë. Ai gjithashtu ripohoi unitetin e aleatëve në trajtimin e ngritjes ushtarake të Rusisë në kufijtë me Ukrainën. “Ne jemi të vendosur, jemi të bashkuar në të njëjtën kohë jemi gati të bisedojmë me Rusinë për të ulur tensionet dhe për t’u siguruar që të parandalojmë çdo përshkallëzim të situatës”, tha ai.

Pas Konferencës, Sekretari i Përgjithshëm do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

 

Fraksion.com