AktualitetPolitikëTë fundit

“Degjenerimi i kryesisë aktuale”; Pas sherrit me Grida Dumën, Evi Kokalari: Do të dorëzoj padi ndaj Salianjit në SPAK!

Veç Bashës dhe Berishës, në konflikte të ashpra dhe mjaft të hapura janë përfshirë edhe figura të tjera në PD.

Evi Kokalari, një aktiviste shqiptaro-amerikane, që mbështet Sali Berishën dhe lëvizjen e tij në Partinë Demokratike, është përfshirë në debate me disa eksponentë të PD-së.

Së fundmi, ajo njofton se do të padisë në SPAK deputetin Ervin Salianji, për deklarata të cilat i konsideron “shpifëse”.

“Kjo padi ndaj Ervin Salianjit do të depositohet në SPAK ditën e hënë. Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem”, shkruan Kokalari.

Kokalari ka postuar edhe deklaratat e Salianjit, që i klasifikon si shpifëse.

“Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në #11dhjetor. “Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot. Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani”

 

Fraksion.com