AktualitetTë fundit

Tension në Gjykatën e Fierit; Familjarët thyejnë derën, hyjnë me forcë: Ne e mbanin me bukë! Të varet, burgu është si hotel për të

Tensione në Gjykatën e Fierit. Sot pritet që të jepet masa e sigurisë për autorin, Klodian Çalamanit, teksa familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu kanë hyrë me forcë në Gjykatë pasi duan të jenë të pranishëm në seancë, e parashikuar të niste në orën 10:30 Familjarët, të shumtë në numër kanë thyer derën e jashtme, dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të Gjykatës, pavarësisht tentativës se policëve për t’i ndalur. Report Tv sjell pamjet, teksa në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida teksa thotë “Qen, ma masakrove djalin”.

E ndërsa ka familjarë të tjerë që debatojnë me policinë, pasi këto të fundit nuk i kanë lejuar që të jenë të pranishëm në seancë. Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen, e ndërsa nga sa mëson Report Tv autori, Klodian Çalamani nuk ka mbërritur në Gjykatë ende.

“Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohet të thotë një e afërme policisë.

Nuk dihet ende nëse 38-vjeçari do të futet nga dera kryesore e Gjykatës, ku dhe ndodhen familjarët, apo për të shmangur një përballje që mund të sillte një përkeqësim të situatës, do të përdoret ndonjë derë tjetër, dytësore, nga pas.

 

Fraksion.com