AktualitetPolitikëTë fundit

“Sot kaluam një marrëveshje me Britaninë”; Manja për kampin e refugjatëve në Shqipëri: Nuk ka pasur dhe s’do të ketë ndonjëherë bisedime për këtë gjë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka hedhur poshtë raportimet nga mediat britanike se në Shqipëri do të instalohet një kamp refugjatësh.

Në një deklaratë për gazetarët, Manja tha se vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë një vend strehimi për refugjatët.

Ai tha se vendimi që këshilli i ministrave ka miratuar sot ka të bëjë me një marrëveshje vetëm për shkëmbimin e të dënuarve me Britaninë dhe Irlandën, por në asnjë moment nuk ka pasur dhe nuk do të ketë bisedime për të strehuar refugjatë.

“ Sot kaluam një marrëveshje me Britaninë për të dënuarit për shkëmbimin e të dënuarve, eleminimin e pengesave që mes dy sistemeve ligjore, përfituesit janë sistemet gjyqësore.Ka patur spekulime sikur kjo marrëveshje përfshin transferimin e refugjatëve që janë andej sikur ne do jemi vend pritës, por është spekulim i pastër. Marrëveshja jonë ka të bëjë vetëm në fushën penale, por jo për trajtimin e këtyre hallexhinjëve si kamp refugjatësh këtu. Shqipëria nuk është në bisedime me asnjë vend për të pritur refugjatë.Qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjëherë bisedime për këtë çështje, dua të jem i qartë”, tha ai.

 

Fraksion.com