Shteti i fali 40 mln euro naftë? Taçi: Bode rrethoi rafineritë me zinxhirë për interesa personale
Në fakt, në atë kohë, investigimet e mediave nxorrën në pah të dhëna që sugjeronin se në bilance ishin fshehur sasi nafte gjendje. Thuhej se kompania u shit së bashku me 40 milionë euro naftë gjendje të cilat nuk u llogaritën fare. Sot, Taçi pretendon të kundërtën. Madje, thotë se shteti ia ka hedhur duke i faturuar detyrime shtesë.
“Arritëm të zotëronim thuajse gjithë tregun e naftës duke paguar rrogat taksat e rezultate shumë të mira. Ndoshta ishte kjo ndikimi që pas 3 muaj aktivitet, Ministria e Financave, ndoshta në ndikimin e Bodes, rrethon rafineritë me zinxhirë.
Për disa vite, industria u përpëlit mes problematikave që dolën si rrufe në qiell të hapur. Aty, nisën problemet me pagat. Amerikanët e ARMO, dolën të ishin disa shqiptarë, të cilët për hir të interesave të ndryshme në nivelet e larta të qeverisë e degraduan industrinë. “Përsëri në mënyrë abuzuese, Ministria Financave gjatë 5 vjecarit të menaxhimit tonë vinte gjoba, aplikonte taksa dhe gjoba për produkte të
paprodhuara se sipas tyre firot nuk mund të ishin më shumë se 2 %”.
“Kam kërkuar një takim me Kryeministrin e vendit, nuk është realizuar, arsyet nuk mund ti di, kam dërguar dhe letra në qeveri sa i përket sistemit taksimit që aplikohej dhe gjithë prolematikat që Misnitria Financave krijonte” u shpreh Rezart Taçi, Biznesmen.
Fraksion.com