AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Caktimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore, detyrë e Presidentit

Kryemnistri Edi Rama deklaroi sot se “është detyrë e Presidentit caktimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore”, ndërsa siguroi se Partia Socialiste është gjithmonë gati të hyjë në zgjedhje.

Në një prononcim për mediet nga selia e PS-së pas mbledhjes me krerët e degëve, Rama tha se “Presidenti i di shumë mirë detyrat e tij”.

“Për zgjedhjet vendore është detyrë e Presidentit dhe ai i di shumë mirë detyrat e tij dhe bën sikur nuk i di. Partia Socialiste është gjithmonë gati”, tha ai.

I pyetur mbi angazhimin e patronazhistëve në zgjedhjet lokale, Rama tha se “ata do të angazhohen gjithmonë”.

“Patronazhistët janë aset i pazëvendësueshëm jo i PS-së, por i gjithë partive që funksionojnë si të tilla dhe që fitojnë, nga Partia Republikane, Partia Demokrate në Amerikë deri te çdo parti që është parti fituese. Kështu që nuk diskutohet që do të aktivizohen patjetër”, tha Rama.

 

Fraksion.com