Padi për vrasje kundër aktorit Alec Baldwin
Aktori Alec Baldwin është paditur të mërkurën, më 17 nëntor, për të shtënat me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit, Rust.
Si pasojë e një incidenti me armë, Baldwin e ka lënë të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins.
Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.
Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit.
Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.
Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.
Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.
Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta.
Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit.
Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.
Fraksion.com