Gjykata e Fierit: Familjarët tentojnë të hyjnë brenda, momenti kur vëllai i Mateos kapërcen kangjellat
Familjarët e 8-vjeçarit u mblodhën këtë mëngjes para Gjykatës së Fierit, ku mes shumë tensionesh kërkuan dënim me vdekje për autorin e dyshuar.
Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe kanë thyer xhamat e derës hyrëse, ndërsa më vonë u nxorrën nga ambientet e gjykatës mes forcave të shumta policie, ndërkohë që kanë kundërshtuar edhe praninë e medias duke hedhur përtokë pajisjet e punës së kolegëve gazetarë dhe operatorë.
Një nga momentet më prekëse të ditës së sotme, ndërsa familjarë, shokë dhe qytetarë të Mateos ishin para gjykatës, ishte kur vëllai i të miturit që u vra nga Klodian Çalamani hipën sipër kangjellave.
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu dy ditë më parë nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin duke sjellë reagime nga qytetarë, të njohur të tij dhe figura të politikës.
Mateo 8-vjeçar u përcoll për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit dje.
Ndërkohë Klodian Çalameni do të qëndrojë në burg, me vendim të Gjykatës së Fierit.
Nga trupi gjykues me pjesmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino u caktua masa e sigurimit arrest me burg.
Fraksion.com