AktualitetTë fundit

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier; Banori: Klodian Çalamani ishte rrugaç, e denoncova se më përdhunoi gruan, por e lanë të lirë

Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai  se ka duruar dhe e ka vrarë’.

Kjo dëshmi të lë të mendosh se 38-vjeçari nuk ka qëndrueshmëri mendore edhe pse burime nga spitali Psikiatrik i Vlorës thonë se nuk ka kartele mjekësore dhe është trajtuar asnjëherë në këtë spital për probleme të shëndetit mendor.

Klodian Çalamani e vra fëmijën brenda banesës së tij duke e gjuajtur dy herë me lopatë pas koke dhe më pas i ka hapur një gropë mu pranë tualetit të shtëpisë të banesës rreth 50 cm të thellë dhe e ka hedhur aty duke e mbuluar me baltë. Zbulimi i tij është bërë nga kamera e vilës së xhaxhit të viktimës, ku pasi fëmija nuk po kthehej në banesë kanë hapur kamerën dhe kanë parë atë duke luftuar më biçikletën e autorit në rrugicën pranë shtëpisë. Kjo ka çuar policinë në derën e 38-vjeçarit, i cili pasi është shoqëruar në polici ka rrëfyer dhe pranuar të gjithë ngjarjen.

Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabre të miturit, ishte e paralajmëruar. Një banore shprehet se autori ishte i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat. Ndërsa një tjetër tha se 38-vjeçari i ka përdhunuar grua, e ka denoncuar, por policia e ka lënë të lirë.

“Me këtë që bëri vetëm varje do. I ka të gjithë këqija, ka qenë problematik, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kam çuar në polici se dhe mua më ka bërë një gjest te shpia, më përdhunonte gruan time. Unë e denoncova e rrahën por e liruan nuk e arrestua. Edhe frikë kemi patur nga ai lloj njeriu. Mbante thika, hanxharë me vete”, tha banori.

“Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë”, tha ajo.

Ata kërkojnë drejtsi për vogëlushin, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë makabër.

“Ne duam që ai të varet, jo burg të përjetshëm, djali jonë nuk vjen më”, thotë një banore.

“Ça t’i lërë shteti këto lloj mostrash? Lihet ai në burg? Ai është monstër”, shprehet një tjetër.

Në përcjelljen e 8-vjeçarit për në banesën e fundit ishte edhe i dërguari i PS për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi. Për ngjarjen e rëndë Bashkia Fier që në shenjë solidariteti me familjen e Mateos, në orën 12:00 të mbajnë një minutë heshtje.

 

Fraksion.com