AktualitetTë fundit

“Mihasi ishte i pari në listë”, gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: 4 persona do të ekzekutohen në kryeqytet

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim mbrëmjen e sotme ,ku është shprehur se Erigers Mihasi nuk do të jetë personi i parë i eliminuar në kryeqytet. I ftuar në një emision televiziv, ai është shprehur se ka një listë me 4 persona që do të ekzekutohen, por nuk ka përmendur më detaje të tjera se për çfarë apo për kë bëhet fjalë. Por ka sqaruar se e gjitha është luftë për të sunduar kryeqytetin.

“Shiko mbas këtij kjo është një listë. Ky është i pari nga katër persona. Kështu që mos u çudit. Janë nëpër lokale këto. Mafia është kafshë territori. Ose janë në paqe, ose bëjnë luftë për të sunduar territorin. Kjo është një histori që vazhdon për kontrollin e kryeqytetit. Kjo luftë është në vijimsi që nga ngjarjet e 2018, sepse nuk e ka më ajo organizatë kontrollin e kryeqytetit. Janë vrasje të kushtetueshme, nuk i bën dot një njeri i vetëm. Prandaj them janë vrasje të kushtueshme,”-tha Hoxha.

Kujtojmë se Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u qëlluan për vdekje në zonën e Astirit, brenda “Audi”-t me ngjyrë të bardhë me targa “AA 008 EM”, i cili ishte në lëvizje. Atentatorët qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje e llojit “Toyota”, e targa AA 532 ON që rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në korrik të kësaj vere. Ky ,mjet, por i djegur është e vetmja gjë që kanë lënë autorët pas.

Fraksion.com