Durrës: I riu i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në banesë nga babai i tij
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.
Sipas burimeve policore mësohet se një 24-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga babi i tij, në banesën e tyre.
I riu është gjetur i vetëvarur, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com