Ç’do të ndodhë tani me Angela Merkelin: Në pension apo ende protagoniste në çështjet globale?
Nga Borzou Daragahi
Më shumë se 26 vjet më parë, në atë që ishte samiti i parë në botë mbi ndryshimet klimatike në Berlin, diplomatët por edhe gjithë të tjerët u mahnitën nga një yll në rritje i politikësgjermane, që në atë kohë mbante postin e Ministres së Mjedisit.Ministrja, që ishte zgjedhurtë drejtonte samitin, dukej se e kuptonte mjaft mirë rëndësinë e atij takimi. Në fjalën e saj hapëse, ajo e përshkroi mbrojtjen e klimës si një nga sfidat më të mëdha politike në botë, teksa vuri në dukje se ajo çka po bënin deri në ato momente vendet e industrializuara ishte epamjaftueshme, dhe shtoi se duhej të ndërmerreshin ndryshime të mëdha.
Angela Merkel, asokohe një fizikante kuantike 40-vjeçare, e kthyer në politikane, ndërtoi në heshtje disa aleanca, zbuloi detaje përgjatë punimeve të samitit, dhe fitoi mbi skeptikët për të arritur në fund nënshkrimin e një marrëveshje mbi mbrojtjen e klimës.
Më vonë ai samit do të vlerësohej si suksesi parë i kancelares së ardhshme gjermane në diplomacinë ndërkombëtare. Dhe për të nuk do të ishte suksesi i fundit. Këtë javë ishte hera e fundit që ajo mori pjesë në samitin mbi klimën si udhëheqëse e Gjermanisë, duke dominuar çerekshekullin e fundit si një figurë ndërkombëtare me një stil negociues, që e ka bërë atë të shquar në mbarë globin.
“Të qenit shkencëtare, bëri që ajo të emërohej Ministre e Mjedisit, dhe është interesant fakti që kontributi i parë i Angela Merkel ishte negocimi i një marrëveshjeje mbi klimën”-thotë Matt Qvortrup, profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Koventrit, dhe autor i librit “Angela Merkel:Udhëheqësja më me ndikim eEvropës”.
“Ajo kishte një metodë të veçantë. U bë e famshme për negociatat e samiteve”– theksoi ai. Stili i lidershipit të Merkel ka qenë objekt i shumë studimeve. Gjatë një konference në shkollën juridike të Harvardit muajin e kaluar, theksi u vu në edukimin që ajo ka marrë në Gjermaninë Lindore të sunduar nga komunistët.
“Në atë kohë asaj shpesh i duhej të peshonte me kujdes fjalët që nxirrte nga goja, dhe të mendonte për ndikimin e tyre si një shahiste, disa lëvizje përpara konkurrentit të saj”- tha Rainer Eppelmann, një klerik disident i Gjermanisë Lindore, në një intervistë të vitit 2014 për“The New Yorker”.
Ndër leksionet e tjera të nxjerra nga stili negociator i Merkel, është aftësia e saj për të pasur një këndvështrim të jashtëm mbi veprimet e saj, në mënyrë që ato të shihen si një qasje më racionale; duke dëgjuar pa ndërprerë homologët e saj, dhe më pas duke bërë pyetje për t’u sqaruar, dhe në fund duke u fokusuar më shumë tek arsyeja mbi instinktin vetjak. “Impulsiviteti mund të jetë i rrezikshëm në negociata”-u tha në konferencën e shkollës juridike të Harvardit. Profesor Qvortrup e përshkruan stilin e Merkelit si një “qeveri emakinës llogaritëse dhe jo si një qeveri përmes postimeve në rrjetet sociale”, gjë që shpjegon fërkimin midis Gjermanisë dhe SHBA-së në kohën e presidentit Donald Trump, që ka qenë e gjitha bazuar në instinktet e tij.
“Ai ka të bëjë me të qenit i përpiktë dhe faktik, me zgjidhjen e problemit dhe jo me fitimin e debatit. Kjo lloj qasje e largon nga debati politikën dhe zemërimin”– tha Qvortrup. Kur përballej me një figurë luftarake si Donald Trump ose ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, Merkel do ta orientonte debatin drejt zgjidhjes së çfarëdolloj mosmarrëveshje që mund të kishin, në vend se të përpiqej të fitonte pikë në favorin e saj.
Kundërshtarët e saj do të fillonin sulmet për të fituar mbështetjen e masave. Merkel nuk e hëngri asnjëherë këtë karrem. “Ok, si do ta zgjidhim këtë çështje?”- do të thoshte ajo. Betto van Waarden, historian i medias dhe politikës në Universitetin Lund, e përshkroi së fundmi Merkel si politikanen “thelbësore kundër të famshmëve” duke e krahasuar me Trumpin, futbollistin brazilian të kthyer në senator Romario de Souza Faria,apo komedianin ukrainas të kthyer në president Volodymyr Zelensky.
“Politika e Merkelit dukej jo shumë skenike. Ajo njihej për sinqeritetin e saj të dukshëm, pamjen neutrale, shmangien e gjesteve teatrale dhe polemikave mediatike, si dhe përmungesën e emocioneve dhe impulsivitetit–” shkroi ai.
Por edhe stili i saj ka të metat e veta. Ka të ngjarë që asaj i mungonte vullneti për të analizuar dhe kuptuar motivet dhe ambiciet e forta politike, që e bënë atë të kapej e papërgatitur nga zhvillime të tilla si ngritja e Donald Trump dhe Brexit.
“Ju keni një papunësi të ulët, një ekonomi në lulëzim, dhe po rriteni më shpejt se sa pjesa më e madhe e Evropës”- i tha ajo në vitin 2014 kryeministrit të atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar Dejvid Kameron, qëpo synonte të kufizonte lirinë e lëvizjes në Britani në mesin e kërkesave për Brexit brenda Partisë Konservatore.
“Dhe ju po tërhiqni një fuqi punëtore shumë të kualifikuar, dhe me çmim të ulët. Atëherë më shpjegoni se cili është problemi këtu?”– shtoi ajo. Sigurisht, stili qeverisës i Merkel mund të shihet si një lojë me publikun e saj.
Në 16 vitet e qëndrimit në pushtet ajo përfitoi nga një klasë e mesme gjermane e gjerë dhe e shkolluar, e cila zakonisht e shmang demagogjinë dhe preferon substancën mbi sloganetpartiake. Dhe sondazhet kanë treguar vazhdimisht se marka e saj e lidershipit politik, shihet në mënyrë të favorshme në mbarë botën.
Një sondazh i shtatorit nga “Pew Research” tregoi se gati në çdo vend,shumica e të anketuarve kishte besim se Merkel do të bënte gjënë e duhur në lidhje me çështjet globale. Ajo ia kaloi me mjeshtëri presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping, ndërsa mposhti edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të SHBA-së Joe Biden.
Në shumicën e vendeve të anketuara, besimi tek kancelarja gjermane nuk ka qenë kurrë më i lartë. Tani që ajo po tërhiqet nga kancelaria, a mund të presim që Merkel të përdorëaftësitë e saj negociuese për të zgjidhur problemet globale, siç është ndryshimi i klimës apo krizat në Lindjen e Mesme?
Profesor Qvortrup dyshon se jo. Nga Willy Brandt tek Helmut Kohl apo Gerhard Schroder, kancelarët gjermanë priren që të zhduken nga qendra e vëmendjes pas largimit të tyre nga detyra. “Ajo do të shijojë pensionin e saj. Nëse do të ketë ndonjë post të vogël dhe pragmatik në OKB, ajo ndoshta mund ta pranojë. Por unë gjithashtu mund ta shoh edhe duke shkuar më shumë në opera”– thotë profesor Qvortrup./The Independent
Fraksion.com