AktualitetRajoniTë fundit

44-vjeçari me COVID braktis spitalin dhe masakron me thikë djalin e tij 10 vjeç që e kishte me një grua shqiptare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, një mbrëmje më parë. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se 44-vjeçari me origjinë polake, Mirko Tonkov, ka masakruar me thikë djalin e tij 10 vjeç, i quajtur Matias dhe të cilin e kishte nga një martesë me një shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Viterbos.

Tronditëse janë detajet e publikuara nga mediat. Sipas tyre, burri ishte shtruar në një spital COVID pasi ishte i infektuar me virusin. Ditën e djeshme, ai është arratisur dhe rreth orës 13:30 të mesditës ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas. Aty dyshohet se ka vrarë të birin me thikë.

Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte kthyer në shtëpi dy orë më vonë dhe ka gjetur fëmijën të vdekur dhe ish-burrin të shtrirë pa ndjenja përbri tij.

Karabinierët, prej ditës së djeshme ndodhen në terren dhe po marrin dëshminë e të komshinjve dhe personave të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen, për të ndërtuar kështu një dinamikë të plotë të asaj që ka ndodhur.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com