Vrasja e të miturit në Fier; Fqinji u vrau dhe groposi nipin, flet daja i 8-vjeçarit: Të varet si qen!
Daja i Mateo Vlasias ka folur para kamerave, duke treguar se gjithçka e ka mësuar nëpërmjet telefonit nga motra e tij që jeton në Itali, ndërsa ende është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.
Daja i 8-vjeçarit për mediat ka treguar se nuk ka ditur se autori, Klodian Çalamani ka qenë i dënuar më parë. Ndërkohë në banesën e autorit kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpërthyer në lot.
“Është nipi im. Më tregoi motra për ngjarjen. Nuk e kemi ditur më përpara që ka qenë kaq i dhunshëm. Më ka thënë motra që ka qenë edhe i dënuar më përpara, ky është shteti, ça me bo ka ndodh. Tani kërkojmë drejtësi”, u shpreh daja i 8-vjeçarit.
Zonja: Po ec mer burrë se drejtësinë e kishin gjetur me dasht.
“Me e var si qen… Nuk e di nëse kanë pas konflikte, e kam pasur nip, motra më mori në telefo.”, thotë më tej daja.
Top Channel ka mësuar se 38 vjeçari është fqinje me familjen e 8 vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.
Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vrasjen.
Trupi i 8 vjeçarit të pajetë ndodhet në morgun e spitalit dhe po punohet për të zbuluar se në çfarë mënyre është kryer vrasja.
38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Rezulton se në vitin 2012 në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, ai mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli të rrethit të Fierit, ndërsa shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.
Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më. Në këtë kohë ka ndërhyrë i Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit në atë kohë rezultoi se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.
Fraksion.com