AktualitetPolitikëTë fundit

Duma, mazhorancës: Ju nuk ekzistoni, Rama e ktheu Tiranën në një qytet psikopatësh! Bushka: Kini kujdes me gjuhën që përdorni

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma nga foltorja e Kuvendit tha se ky është një buxhet mjeran dhe si në mesjetë. Nënkryetarja e PD-së nuk kurseu edhe kritikat për deputetët e mazhorancës, duke  u thënë se në fakt ato nuk ekzistojnë, pasi për to flet vetëm Edi Rama.

‘Ju s’ekzitoni, Rama tha… se ju nuk ekzistoni. Rama tha se nuk është marrëdhënie me buxhetin, por një marrëdhënie civilizimesh. Ky buxhet është mjeran, si në mesjetë. Duam ta riciklojmë por me kosto të ulta. Duhet të sillte njeriun e civilizuar, por kur mori të drejtonte kryeqytetin e këtij vendit, dukej sikur shëtisje në një qytet të çmendur., dukej në një ekspozitë të një qyteti psikopatësh. Nuk ishte vetëm ballazi, siç pikturonte pallatet me ca shigjeta. Ka ardhur këtu dhjetëra herë për të treguar se sa i përçmuar është ndaj civilizimit real, nuk e harron njeri se një herë na u drejtua ne për ‘Shpendin me dy koka’.  Ky thërret vetëm urrejtjen dhe flet për civilizim, merr fotot e njerëzve dhe i linçon. Kur ai flet për shifra, dhe mbasi shqetësohet i thotë njërit lërë, një skenë me dy skena. Do të të gjithë t’ja pranojmë Teatrit sikur nuk ekzistojnë, kur flisni ju bezdisët, prandaj ju nuk ekzistoni. Flisni ju për ndihmën ekonomike! Nga 100 mijë lekë të vjetra do ta çoni 200 mijë lekë të vjetra për 5 anëtarë. Arritje e madhe! Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz dhe as bonusin e qirasë nuk merr, pasi ju talleni, talleni me të gjithë.’- tha Duma.

E për t’ kthyer përgjigje, deputetja socialiste Klotilda Bushka i kërkoi që të respektojë kodin e sjelljes.

‘Ekzistojmë, ne ekzistojmë në Kuvend, në zonat tona elektorale, nuk duhet të ngatërrohet retorika. Të ketë respekt për kodet e sjelljes. Ne jemi të gjithë me nivel dhe duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.’- tha Bushka.

 

Fraksion.com