Basha në Kuvend: Këtu në këtë sallë sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze!
Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme ku do të vijojnë diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.
Duke marrë fjalën në Kuvend për të folur për Kodin e sjelljes në atë institucion, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë deklarata shumë të forta.
“Ky është një harxhim kriminal parash. Kjo nuk është gjë tjetër veccse një koperturë që ju doni të vendosni mbi një Kuvend që këtu tani që flasim kriminalë. Në kartelat e FBI, Interpolit, ka kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedele të organizatave ndërkombëtare mafioze. E para dhe kryesoja që smund të na bëni ju moralin për kodin e sjelljes, por votoni vettingun politik. Deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se kjo këtu. Dhe e dyta nëse ju punoni me sanksione ai këtu (për kryeministrin) nuk duhet të futet fare këtu”, tha Basha.
Fraksion.com