AktualitetPolitikëTë fundit

“Të ra goja”; Basha ngre tonet në Kuvend: Ti dhe 5 oligarkë vendosni çdo bëni me taksat e shqiptarëve

Me tone të ashpra në Kuvend, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, lidhu me pr/ buxhetin e 2022.

“Kjo është është BB, nuk është tigri jot prej letre që thotë se 30.8% jetojnë me më pak se 30 $ në ditë.
Eurostat si rregull i referohet INSTAT dhe prap se prap, me të dhënat e INSTAT-it tënd, ja ku e ke të vërtetën shqiptarët në rrezik varfërie. 50.8% aq sa e thash, jo sic the ti që ha gënjeshrën me bukë e pi mashtrimin me ujë.

Përfituesit më të mëdhenj të buxhetit me analizë, janë këta që iu ke dhënë kontrate koncensionesh dhe PPP, ndaj them e ke shdërruar ekonominë në ekonomi putiniste. Ti dhe 5 oligarkë vendosni cdo bëni me taksat e shqiptarëve. Sipas të dhënave të qeverisë tënde, përfituesit më të mëdhenj janë ata 5 oligarkë, janë ato koncensionet e tua. Rrugën e e Arbrit e nise me 33e ke cuar në 58 mld.

Të ra goja për inceneratorët, sepse janë paratë që ndani dhe ke gënjyer me dyfish. The do marrin 9 mln euro, por do marrin rrumbullak 18 mln euro ke në buxhet, ky është një mashtrim ordiner, që mund ta bëjë që një pjesë të atyre parave i fut në xhepin e vet, ose një i fandaksuar që se ka vendin këtu, po në pavionin e Mentor Petrelës. Cfarë arsye, zgjidh. Ose dil këtu e thuaj ‘Me fal’ shqiptarëve se kam gënjyer, sic kam gënjyer këto 8 vite. E kur kapesh del këtu e fyen PD, mbeturinë e social realizmit.” u shpreh Basha.

 

Fraksion.com