AktualitetBota+Të fundit

Shpërthim terrorist pranë një spitali në Liverpool, vdes kamikazi! 3 të arrestuar, pjesë e sulmit

Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një spitali në Liverpool.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi tre të rinj, të cilat akuzohen për terrorizëm.

Shpërthimi ndodhi brenda një taksie ku pasagjeri ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore. Sipas policisë rasti lidhet me një sulm terrorist, ndërkohë që aktualisht asnjë nuk lejohet të hyjë dhe të dalë nga spitali.

Të dhënat paraprake tregojnë se ka qen pasagjeri që ka pasur lëndën shpërthyese dhe do të hynte në spital, por taksisti mendohet se ka zbuluar të gjithë ngjarjen dhe nuk e ka lejuar këtë gjë duke bërë që shpërthimi të ndodh brenda mjetit dhe jo në një vend me më shumë njerëz.

Policia britanike e anti-terrorit njoftuan se 3 të arrestuarit, të moshave 29, 26 dhe 21 vjeç, u kapën në zonën e Kensington të Liverpool.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson i cili shkruan në Twitter se “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga incidenti i tmerrshëm sot në Liverpool.Dua të falënderoj shërbimet e urgjencës për reagimin dhe profesionalizmin e tyre të shpejtë dhe policinë për punën e vazhdueshme në hetim”.

 

Fraksion.com