‘Po na përçani”; Vokshi-Bashës: Ju ka rënë popullariteti! Përballuni me Berishën në Kuvend, nëse fitoni na keni pas
Ish-lideri historik i PD-së dhe kryedemokrati i tanishëm janë vënë kundër njeri-tjetrit dhe kërkojnë drejtimin e partisë, e ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kishte mbledhur firmat e nevojshme nga anëtarësia dhe deklaroi thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, Basha e ka kundërshtuar dhe deklaroi se Kuvendi legjitim do të thirret në 18 dhjetor.
Mes deputetëve që ka kundërshtuar vendimin për mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor dhe e ka konsideruar atë ilegjitim është deputetja demokrate Albana Vokshi.
Gjatë mbledhjes në kryesinë e selisë blu, Vokshi drejtuar Bashës mësohet se i ka thënë se akti i tij është përçarës dhe jo demokratik.
Sipas Vokshit, Basha po krijon struktura paralele me vendime antistatuore dhe antidemokratike dhe thotë se vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia dhe jo Kryedemokrati Basha.
“Ju sot nuk po përfaqësoni e po fyeni 4200 anëtare te kuvendit kur përmendni Tomen-Aqifi – Suel Rrahja. Ju ka rene popullariteti, përballuni me Berishen ne Kuvend e nëse fitoni ju na keni pas.”, i thotë më tej Vokshi-Bashës.
Albana Vokshi: Shpresoja sot merrnit tjetër vendim, t i bashkoheshit 4200 firmetareve ne dt 11 dhjetor. Vendimi juaj eshte akt percares, jo demokratik autoritarist.
Neni 46: Kryetari perfaqeson forumet dhe vendimmarrjen e anetaresise. Ju sot nuk po perfaqesoni e po fyeni 4200 anëtare te kuvendit kur përmendni Tomen-Aqifi – Suel Rrahja.
Neni 43 përcakton 1/4 e firmetareve, janë mbledhur sh me shume. Sfidoj znj. Duma dhe znj. Pampuri te vijne e se bashku te certifikojmë firmat e degëve 9 dhe 11 se i njohin. Jane mbi 75% e firmave te delegateve.
Ftoj te gjitha zonjat e gr te punës qe keni ngritur ju, te certifikojnë firmat e LDGSH se kane qene pjese e procesit zgjedhor te deritanishëm te LDGSH. Jane me shume se 75% e delegateve qe kane firmosur.
Thoni pse i fusni ne kasaforte: po nese ju vidhni fb dhe simbolet e LDGDH si mund t ju besojme firmat.
Flisni per struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë qe lincojne kedo qe mendon ndryshe nga ju e është kritik i juaji.
Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur nje Grup per LDGSH nderkohe qe po fyeni mundin e 10 mije grave qe kane marrr pjese e ketij procesi vitin qe shkoi.
Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike.
Ju ka rene popullariteti, perballuni me Berishen ne Kuvend e nese fitoni ju na keni pas.
Demokracia eshte VOTE. E nuk eshte uzurpim i hapesirave qe nuk ju takojne.
Vendimet ne 11 dhjetor i merr anetaresia jo ju.
Fraksion.com