Paloka sulmon keq Alibeajn dhe Dumën: Duan të mbajnë karriget, edhe sikur të shkatërrohet PD
Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka hedhur akuza të forta në drejtim të Enkelejd Alibeajt dhe Grida Dumës, që sipas tij duan të mbajnë karriget e tyre të nënkryetarëve, pavarësisht nëse kjo do të çojë në shkatërrimin e PD.
Paloka tha se Kuvendi i thirrur nga Basha është thjesht një antimiting, ndërkohë që oferta e tij për verifikimin e firmave të mbledhura nga Berisha nuk u pranua.
“Unë ofrova që të dy palët, sepse nuk mund të fshehesh kokën si struci, ne nuk mund ta bëjmë. Kemi dy palë që nuk kanë besim te njera tjetra. Janë 4200 delegatë që kërkojnë mbledhjen e kuvendit. Unë propozova që dy palët të sillnin përfaqësues për verifikimin e firmave.
Kjo nuk u pranua dhe u kalua për një Kuvend tjetër pas një javë. Më shumë se një antimiting nuk e di çfarë emri t’i vë. Të gjitha vlerat janë vënë në dyshim sot. Sot hapur janë përbuzur delegatët për interesa të dikujt që të gucoje sot të thotë, e kam me dy nënkryetarët që thanë edhe po u shkatërrua PD le të shkatërrohet. Pra të mbajnë këta karriget le të shkarkohet PD”, tha Paloka para mediave.
Vendimi i Kryesisë së PD-së:
Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ditën e shtunë, më datë 18 Dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, me rend dite:
“I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnëinteresat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendëne saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimine Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimine programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
Organizatat partnere, Forumi Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) dhe Lidhja Demokratike e Gruas (LDG), në përfundim të procesit të organizimit të zgjedhjeve për organet e tyre drejtuese në përputhje me udhëzimin nr. 133, datë 05.11.2021 të Kryetarit të Partisë (për FRPD) dhe udhëzimin nr. 137, datë 06.11.2021 të Kryetarit të Partisë (për LDG), të paraqesin për miratim pranë Kryesisë së Partisë, sipas pikës 4 të nenit 58 të Statutit të PDSH, statutin e organizimit të tyre, ku të parashikohet që parimet bazë të strukturës së tyre organizative të jenë të ngjashme me ato të PDSH.
Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për marrjen e masave organizative për njoftimin dhe zhvillimin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, në përputhje me nenin 47 të Statutit të PDSH.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Degët e Partisë Demokratike, FRPD dhe LDG, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Fraksion.com