AktualitetPolitikëTë fundit

Noka: Asgjë nuk e ndal mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, kryesia ilegjitime

Në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë në Partinë Demokratike, deputeti Flamur Noka e ka konsideruar një sfidë ndaj delegatëve të PD vendimin e Bashës për thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Ai tha se Basha ka vetëm një zgjidhje, të vijë si pakicë ne Kuvendin e 11 dhjetorit.

“I tmerruar nga anëtarsia dhe në panik mendoi se po i bën sfidë delegatëve të PD nëpërmjet mbledhjes së një kryesie ilegjitime. 4200 kryetarë e sekretarë grupseksionesh kanë depozituar kërkesën dhe asgjë nuk e ndal. Ajo që pengkryetari u mundua të bëjë na kujtojnë antimitigjet kur Berisha bënte mitingjet. Deri me datë 10 ka patur kohën ta thërrasë Kuvendin. Ai ka vetëm një rrugë, të vijë si pakicë në Kuvend. Ishte një situatë e rëndë kur dëgjiova që dy nënkryetarët të thotë nuk më intereson ccfarë ndodh dhe partia të shkatërrohet. E thanë në tentativë për të mbrojtur pengun”- tha ai.

 

Fraksion.com