AktualitetPolitikëTë fundit

“Lulzim ju e mbytët Shqipërinë në plehra”; Rama-kreut të PD: Raporti juaj me mbeturinat, harmonik. Ti ke problem psikologjik me shifrat

Kryeministri Edi Rama u ngrit menjëherë për replikë pas fjalës së kreut të PD Lulzim Basha.

Rama u përqëndrua në disa pika të fjalimit të kreut të PD, i cili tha se janë shtuar qytetarët që nuk mund të blejnë as produktet bazë të jetesës, që po shtojnë listat e borxheve akuzoi qeveria se nuk po bën asgjë për ta.

Rama: Ditë tjetër s’do ia vlente fare replika se është e njëjta pllakë gramafoni, por sot ja vlen se janë nga 2-3 momente. Së pari kjo është tabela e eurostatit asnjë lidhje me qeverinë, masakrën e zgjedhore dhe PPP dhe sipas kësaj tabelë, në tabelën për varfërinë në 2019 renditet jo me 50-60 përqind varfëri siç thoni ju, kjo ka qenë në kohën tuaj, renditet në një grup me Turqinë 22.4 , Letonia 22.9, Shqipëria 23, Serbia është 23.2 , pas Shqipërisë, Rumania 23.8. Lulzim ti me shifrat ke një problem fiziologjik dhe psikologjik, tani bëhet dhe vetë e varfër se nuk e ke problem të bësh sikur.

E dyta kjo veza e Kolombit që ka zbuluar PD, me këti 113 mln e PPP që do i hiqka PD dhe do shpëtojë të tërë, ca do hiqte PD ko për kuriozitet, do hiqte pikat fundore të përpunimit të mbetjeve, këtë me siguri që e bënit se e latë Shqipërinë të mbytur në plehra. Hidheshin plehrat kudo rrugëve dhe në lumë. E dini sa është në këtë 113 pjesa që buxheti jep për impiantet e mbetjeve, e dini sa, është në total 900 mln lekë, janë pak për Tiranën dhe Fierin, se Elbasani është pronë e shtetit shqiptar.

Ja do ta heqim këtë . Tani për ju plehrat mirë do ishin siç ishin,se ju keni raport me mbeturinat.

Po tjetër çfarë do hiqnin , instrumentet mjekësore, se ju vetë io latë më ato të kohës së Kinës. Apo dializën , se ju nuk e keni problem. Edhe plehrat i lini rrugëve, edhe dializën e hiqni se i latë ju njerëzit rrugëve.

Këtu në ndahemi si civilizime dhe jo si parti, e kuptoni, ju njihni vetëm ec përpara dhe qëndro të tjerët. Tani check upin do qëndrojë , doni apo nuk doni ju dhe njerëzit do e bëjnë atë pa lekë.

Ça do hiqni tjetër laboratorët e analizave, e bëni ju nuk e keni problem. Prisni se kemi akoma, mirëmbajtjen e rrugëve , atë të rrugës së Kombit që beri Luli.

 

Fraksion.com