AktualitetPolitikëTë fundit

Lufta brenda PD; Paloka: Jam gjendur në mes, të zgjidhim konfliktin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka gjetur një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike. Ai propozon negociata.

“Unë meqë gjendëm në këtë pozicion mes palëve i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese.

Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri.

Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli.

Mund të ketë edhe të tjerë.

Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan. Ta zgjidhim këtë problem dhe të mos vijojmë kështu. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen”, tha ai.

 

Fraksion.com