E martë, 3 Dhjetor, 2024
Latest:
AktualitetPolitikëTë fundit

“Kuvendi legjitim në 18 dhjetor”; Topalli-Bashës: Sot s’të beson më askush. Demokratët janë te foltorja!

Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor dhe jo në 11 dhjetor, siç kishte deklaruar më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe Jozefina Topalli.

Përmes një shënimi në facebook, Topalli shprehet se Basha bojkotoi anëtarësinë e demokratëve, siç bojkotoi më 30 qershor 2019 zgjedhjet lokale, por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa të. Më tej ajo shton se Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegateve do mblidhet me 11 dhjetor.

Po ashtu Topalli shton se kur thirret Kuvendi, Kryesia nuk ka më kompetenca as tagër dhe sipas saj çdo vendim i saj është nul.

Reagimi i plotë i Topallit:

Lulzimi sot na kujtoi rrenen se do kete zgjedhje lokale me 13 Tetor 2019 meqe ai bojkotoi zgjedhjet lokale te  30 Qershorit te 2019!

Kur Kuvendi thirret nga anetaresia dhe depozitohen firmat e thirrjes se Kuvendit sipas statutit, ezaurohet cdo thirrje tjeter per Kuvend.

Njelloj si per zgjedhjet politike. Kur zgjedhjet parlamentare apo lokale thirren sipas Kushtetutes askush nuk mund t’i shtyje ata e te ndryshoje nismetaret.

E provoi ne zgjedhjet lokale, kur Lulezimi bojkotoi zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.

Njelloj si sot, ai i tha demokrateve se  kishin fituar dhe se zgjedhjet do behen me 13 Tetor 2019.

Por sot nuk e beson me kush. Pasi ka humbur 5 here ne cdo zgjedhje ai eshte vetem. Demokratet jane tek Foltorja.

Koha vertetoi se Lulzimi genjeu. Me 13 Tetor nuk ndodhi asgje. Nuk pati zgjedhje.

Komisioni i Venecias njohi zgjedhjet e 30 Qershorit ku Lulzimi nuk mori pjese, dhe hodhi poshte 13 Tetorin si te paligjshem.

Njelloj eshte me Kuvendin Kombetar.

Luli e Bojkotoi anetaresine e demokrateve ,sic bojkotoi me 30 qershor zgjedhjet lokale.

Por anetaresia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa lulzimin.

Dhe Kuvendi  sipas vullnetit te shumices se delegateve do mblidhet  me 11 Dhjetor.

Cdo spekullim tjeter eshte si rrena e Lulzimit se do kete zgjedhje lokale ale me 13 tetor

2 )Kur thirret Kuvendi , Kryesia nuk ka me as kompetenca as tager. Cdo mbledhje e saj eshte ilegjitime.

Cdo vendim i saj eshte nul.

 

Fraksion.com