“Jam shumë kurioz”; Rama uron kryebashkiakun e ri të Prishtinës: Risi interesante në një realitet sfidues
Kryeministri Edi Rama i uroi sonte fitoren kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama, të dalë nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Rama shprehet kurioz se çfarë impakti do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt.
Kryeministri e quan risi interesante në një realitet sfidues fituesin e kryeqytetit të Kosovës.
Gjithashtu, Rama ka uruar edhe të gjithë të zgjedhurit e e rinj në krye të komunave të Kosovës.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, u shpreh kryeministri Rama.
Me heret, Kosoven e ka uruar dhe Taulant Balla. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka bërë një urim të veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK.
“Përgëzime popullit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK”, shkruan Balla.
Fraksion.com