“Edi Rama e shtyn në verbëri”, Berisha tregon nëse vendimi i Bashës sjell ndarjen përfundimtare të PD
Ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media, pasi Kryedemokrati Basha vendosi sot që të thërrasë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor.
Pyetje: Me këtë vendim të 18 dhjetorin, Basha nuk e njeh Kuvendin që keni thirrur ju përmes firmave të delegatëve. Në rast se me 11 dhjetor ndryshohet statuti dhe pavarësisht kësaj thirret një referendum ose të gjithë skenarët e tjerë, Lulzim Basha sërish nuk e njeh këtë vendim. Cili do të jetë aksioni juaj dhe a i druheni mundësisë që Basha të ndryshojë dhe të bëjë zgjedhje në degë në mënyrë që të bëhet tjetër Kuvend më 18 dhjetor.
Berisha: Revolucioni paqësor i dhjetëra mijëra demokratëve, qytetarëve do të meret me pengmarrësin dhe pengun. Asgjë nuk mund të ndalë atë. Lulzim Basha duhet të vijë me datën 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendi, jo nga partia por ditët në vazhdim janë të revolucionit demokratik paqësor. Dhe njëherë paralajmërimi për Edi Ramën është shumë i fortë, shumë i fortë, mos luaj me pluralizmin, e bleve e shkatërrove, bëre c farë deshe, tani po rivendoset në mënyrë absolute të pashmangshme. Unë këto kisha për përgjigje, ndaj këtu Basha është pengu, formulat të gjitha i jep Rama. Rama e shtyn atë në verbëri të deklarojë për njerëz idealist që kanë firmosur për idealet e tyre se janë llum, këta e ata. Njëlloj si dikur Ramiz Alia në vitet ’90 për studentët. Rama e shtyn atë me idenë diabolike të dublimit, të kopjes. Por këto janë lojëra të rrezikshme dhe përgjejës kryesor do të jetë Edi Rama.
Pyetje: Ky vendim i sotëm a po con drejt ndarjes përfundimtare të PD?
Berisha: Në fakt po con drejt bashkimit të Partisë Demokratike se demokratë të vërtetë në Shqipëri që pranon një akt amoral dhe të pabesë si ky që mendon t’i bëjë pengBasha kuvendit Kombëtar nuk ka. Ky akt do bashkojë dhe më shumë demokratët. E sigurtë kjo. Ekziston një gjendje revolucionare në radhët e demokratëve, e shohin se janë shndërruar në misionarë të shpëtimit të pluralizmit politik, nuk ka asgjë që mund të pengojë këtë mision.
Fraksion.com