AktualitetPolitikëTë fundit

Bumçi kundër Bashës: S’mund të shumëzohen me zero mbi 4200 firma, janë fuqia reale. Të përdorim negociatat si zgjidhje për Kuvendin

Debatet në mbledhjen e kryesisë së Partisë demokratike nisën sot prej orës 16:00 e vazhduan 6 orë. Pas Palokës, Vokshit dhe Nokës këtë herë ka qenë Aldo Bumci i cili akuzon Bashën se ka futur në krizë opozitën.  Gjatë mbledhjes Bummci është shprehur se nuk mund të shumëzohen me 0 firmat e mbledhura.

Ai ka kërkuar mbështetjen e propozimit të Edi Palokës për verifikimin e firmave të mbledhura.

“Ndryshe nga Berisha ne 2001 apo Rama ne 2009 Basha zgjodhi mos te ndermerrte asnje kushtezim per qeverine. Vendimin per perjashtimin e Berishes u mor pa respektuar askend, e mori i vetem duke futur ne krize opoziten dhe jo qeverine. Kriza e dyte buron nga braktisja e masakres zgjedhore. Me raportin me kritik per zgjedhjet nuk u ndermor asnje hap. Cfare mund ti thote me votuesit shqiptar Lulzim Basha mbas 8 vitesh, cfare aksioni do ti propozoje qe nuk e beri? Basha me qendrimin e tij po fut ne krize PD ne. Eshte krize e Bashes dhe jo e te tjereve. Sot mbas dy humbjesh radhazi, mbasi demokratet ju ndoqen ne cdo aksion si asnje lider tjeter, protesta djegie mandatesh, cadra etj. Braktisje zgjedhjesh lokale, pergjegjesia e madhe eshte juaja z.Basha Nuk mund te shumezohen me zero mbi 4200 firma. Ato jane fuqia reale. Ne jemi ne krize se humben zgjedhjet per here te dyte, dhe ketu kemi pergjegjesi te gjithe. Por pergjegjesine me te madhe, si ne cdo parti tjeter e ka kryetari. Te mbeshtetet propozimi i zotit Paloka, dhe te perdoren negociatat si zgjidhje”- tha ai.

 

Fraksion.com