AktualitetTë fundit

Makina shoshë; Dyshohet se ekzekutimi u krye nga profesionistë

Ngjarje e rëndë  tronditi sonte kryeqytetin, ku nga një atentat mafioz mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani.

Mihasi mësohet se ishte kthyer vetëm dje nga Gjermania. Një ditë më pas atë e kanë ruajtuar dhe goditur së bashku me shokun e tij, Armando Dumani.

Armando Dumani rezulton të jetë shok dhe komshiu i Erigersit që banon në zonën e Rrugës së Qelqit.

Edhe pse njëri nga viktima kishte vetëm një ditë në vendin tonë, duket se vrasësit kanë ditur dhe studiuar vendndodhjen e tij.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë në lëvizje ka studiuar “Audin” ku ndodhej Mihasi dhe Dumani në zonën e Astirit dhe kanë pritur që të futen në kryqëzim, duke ngadalësuar makinën për t’i qëlluar me breshëri.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autoreve. Dyshohet se atentati është kryer nga profesionistë.

 

Fraksion.com