AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 587 infektime në 24 orët e fundit, 3 humbje jete

Ministria e Shëndtësisë tha sot se se gjatë 24 orëve janë shëruar 526 persona, të infektuar me COVID 19, ndërsa faktkeqësisht kanë humbur jetën 3 shtetas, ku ndër tyre është edhe një person 49-vjeçar nga Patosi.

Situata në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore     587
Të shëruar në 24 orë   526
Të shtruar në spitale  176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore   3,143

Testime totale    1,347,471
Raste pozitive   192,600
Raste të shëruara   181,213
Raste Aktive    8,401
Humbje jete      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   4,460
Fier  865
Shkodër  453
Vlorë   443
Gjirokastër  443
Durrës  419
Berat   367
Elbasan  346
Korçë   253
Lezhë  195
Dibër  81
Kukës 76

 

Fraksion.com