Kontrolli: Policia ndaloi “Audi”-n pak para ekzekutimit të dy të rinjve
Erigers Mihasi e Armando Dumani, të cilët u ekzekutuan në atentatin e ndodhur në zonën e Astirit janë kontrolluar nga efektivët e policisë pak para se të ekzekutoheshin.
Kontrolli mësohet se ka ndodhur në zonën e “Politeknikut”, ku dyshohet se Erigers Mihasi po provonte makinën e sapoblerë në Lezhë. Testimi ka tërhequr vëmendjen policisë për shkak të xhirove të shumta që po bënin të rinjtë. Policia ka ndaluar 32-vjeçarin Mihasi që po drejtonte mjetin e llojit “Audi”.
E njëjta procedurë rezulton të jetë ndjekur edhe me Armando Dumanin, 26–vjeçarin që ishte pasagjer.
Më pas, ata kanë vijuar rrugën drejt Astirit ku dhe u ulën në një bar-kafe. Pak minuta më vonë, në rrugë u zunë pritë atentatorët dhe i ekzekutuan në kryqëzimin në zonën ku po ndërtohet njëri prej nënkalimeve të Unazës së Re.
Fraksion.com