AktualitetNATO/BETë fundit

“Jemi vigjilentë”; NATO deklaratë për situatën në kufirin Poloni-Bjellorusi

Deklaratë e Këshillit të Atlantikut të Veriut për situatën në kufirin Poloni-Bjellorusi

Këshilli i Atlantikut të Veriut dënon fuqishëm instrumentalizimin e vazhdueshëm të migracionit të parregullt të krijuar artificialisht nga Bjellorusia si pjesë e veprimeve hibride të synuara kundër Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë për qëllime politike.

Këto veprime të pashpirta rrezikojnë jetën e njerëzve në nevojë. Aleatët e NATO-s qëndrojnë në solidaritet me Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe kombet e tjera aleate të prekura dhe mbështesin masat, të udhëhequra nga vlerat themelore dhe ligji ndërkombëtar i zbatueshëm, të marra nga aleatët individualisht dhe kolektivisht, në përgjigje të një situate që kërkon koordinim të ngushtë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë.

Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj rrezikut të përshkallëzimit dhe provokimit të mëtejshëm nga Bjellorusia në kufijtë e saj me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë implikimet për sigurinë e Aleancës. Aleatët e NATO-s i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të ndërpresë këto veprime, të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar.

 

Fraksion.com