AktualitetBota+Të fundit

UNICEF: Nigeria humb 8.9 miliardë dollarë në vit nga dhuna ndaj fëmijëve

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se Nigeria humb 8.9 miliardë dollarë në vit kur shikon barrën ekonomike të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë martesat e të miturve.

Zyrtari nigerian i UNICEF-it për Mbrojtjen e Fëmijëve, Ibrahim Sese mori pjesë në prezantimin e librit të titulluar “Raporti i gjendjes së vajzave nigeriane: Diagnostifikimi i martesës së fëmijëve dhe edukimi i vajzave në Nigeri” në kryeqytetin Abuja.

Ai tha se Nigeria është vendi me numrin më të madh të martesave të fëmijëve në kontinentin afrikan.

Duke theksuar se martesa e fëmijëve është një nga problemet më të mëdha të Nigerisë, Sese tha: “Kur shikoni dhunën ndaj fëmijëve dhe barrën ekonomike të dhunës, Nigeria humbë 8.9 miliardë dollarë në vit për shkak të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë martesat e fëmijëve”.

Sese njoftoi se ata filluan projekte të ndryshme kundër martesës së fëmijëve, veçanërisht në shtetet Katsina dhe Gombe të Nigerisë.

Sipas tij, qeveria nigeriane dhe palët e interesuara duhet të forcojnë mekanizmat për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit dhe praktikave të dëmshme.

 

Fraksion.com