SHBA, lidhjet mes ajrit toksik dhe problemeve me shëndetin të ushtarakëve që shërbejnë jashtë vendit
Me rastin e Ditës së Veteranëve Presidenti Biden mori pjesë sot (e enjte) në një ceremoni të vendosjes së kurorave me lule në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në shtetin e Virxhinias.
Presidenti Joe Biden shfrytëzoi gjithashtu këtë ditë për të njoftuar një përpjekje falë së cilës synohet të kuptohen, trajtohen dhe identifikohen më mirë pasojat në shëndetin e trupave ushtarake të dislokuara në zonat e luftës e të ekspozuar ndaj ajrit toksik.
Zoti Biden ka hedhur një hipoteze për një lidhje të mundshme mes vdekjes së djalit të tij Beau, nga kanceri i trurit, pas kthimit të tij nga Iraku dhe ekspozimit të tij ndaj mbetjeve toksike në ajër, veçanërisht rreth gropave masive ku ushtria djeg mbetjet. Por deri tani nuk ka asnjë provë shkencore që sugjeron një lidhje të tillë.
Përpjekja e presidentit do të përqendrohet tek sëmundjet me lidhje më të forta shkencore, sikurse problemet me mushkëritë dhe lidhjet e mundshme mes llojeve të rralla të kancerit të frymëmarrjes me ajrin e thithur, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Zyrtarët federalë planifikojnë të nisin duke ekzaminuar problemet e mushkërive dhe frymëmarrjes, por thanë se do të zgjerojnë përpjekjet pasi shkenca të identifikojë lidhje të reja të mundshme.
Fraksion.com