OKB planifikon të sigurojë deri në 65 milionë dollarë ndihmë humanitare për 800 mijë libanezë
Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) tha se planifikojnë të ofrojnë 60 deri në 65 milionë dollarë ndihmë për 800 mijë libanezë.
Presidenti libanez, Michel Aoun, priti drejtorin ekzekutiv të WFP-së, David Beasley dhe delegacionin e tij në Pallatin Presidencial Baabda, në kryeqytetin Bejrut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Libanit NNA.
Duke konfirmuar se WFP është e vendosur të vazhdojë ofrimin e ndihmës për Libanin, Beasley vuri në dukje se shpresojnë të rrisin ndihmën për të përfshirë 800 mijë libanezë në dy muaj.
Më tej ai tha se vazhdojnë kontaktet me vendet donatore për të rritur kontributet e tyre financiare.
Ndërkohë, presidenti Aoun tha se shkalla e varfërisë në vend është afërsisht 74 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe mund të arrijë në 82 për qind nëse nuk ndërmerren hapat e nevojshëm.
Duke përmendur rëndësinë e WFP-së, ai nënvizoi se shpreson që të ketë sukses për të arritur objektivin për të ndihmuar 1,6 milion libanezë deri në maj.
Fraksion.com