“Drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE”; Lirohet nga detyra ambasadori Igli Hasani
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Igli Hasanit, si ambasador i Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Në dekretin e Presidentit Meta thuhet se dekretimi i lirimit nga detyra u mor në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të ligjit “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit.
Dekreti liron nga detyra Igli Hasanin nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.
Igli Hasani u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2017.
Hasani është liruar nga detyra pasi është zgjedhur Koordinator ekonomiko ambiental i OSBE, pozicioni më i lartë i mbajtur nga një shqiptar në OSBE.
Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE nga Janar 2018 – Nëntor 2021, gjatë së cilës Shqipëria pati presidencën e radhës së OSBE, në vitim 2020.
Ambasadori në misionin e OSBE në Vjenë i cili tanimë më është dorëhequr nga detyra pasi është zgjedhur në një pozicion shumë të rëndësishëm në OSBE.
Dekreti për lirimin e tij vjen pas dorëheqjes.
Fraksion.com