Digjet një makinë në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, teksa makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Informacion paraprak
Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.
Fraksion.com