AktualitetPolitikëTë fundit

Firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar; 4200 formularët do jenë të aksesueshëm për gazetarët nga nesër

Formularët e dorëzuar në PD nga ana e ish-kryeministrit, Sali Berisha do të jenë të aksesueshëm për mediat dhe të gjithë qytetarët e interesuar duke nisur nga nesër.

Ky lajm u bë i ditur nga moderatorja e Open, Eni Vasili.

Gazetarët e emisionit Open në Top Channel arritën të hynin në zyrën e Edi palokës, aty ku gjenden në kasafortë 4200 formularët e mbledhur nga lideri historik i PD dhe mbështetësit e tij.

“Duke filluar nga dita e nesërme formularët do jenë të aksesueshme për gazetarët për mediat,  për këdo, pasi sot nuk mundej”, tha Eni Vasili.

Kujtojmë se firmat u dorëzuan mbrëmjen e djeshme nga mbështetësit e Berishës. Ato po mbahen në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit, Edi Palokës, për tu hapur një muaj më pas në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Berisha u shpreh një ditë më parë se nuk synon vetëm rikthimin në krye të PD-së dhe largimin e Lulzim Bashës, por edhe postin e kryeministrit të vendit.

PD ka reaguar pas dorëzimit të firmave në selinë blu, duke theksuar se firmat nuk janë mbledhur dhe se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com