AktualitetTë fundit

Shkarkohet mjekja që lëshoi certifikatë vaksinimi kundrejt pagesës

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjekën e fshatit Gradisht në Lushnje, e cila kundrejt pagesës lëshoi një certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinën.

Rasti është denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka kerkuar edhe heqjen e licences  per mjeken me iniciale E. N.

“Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj”, thuhet në njoftim.

Ministria inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për denoncimin e rasteve të abuzimit apo korrupsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore.

Po ashtu inkurajohen organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cënon shendetin publik të popullatës, thuhet në njoftim.

 

Fraksion.com