AktualitetPolitikëTë fundit

“Pengoi dy herë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”; Kryeministri holandez vjen vetë në Tiranë

Holanda ka qënë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian.

Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ndërsa sot Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet që të rikonfirmojë edhe një herë mbështetjen e Holandës për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Rutte do të pritet në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama dhe më pas ato do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Rutte në Tiranë do të përmbyllet me një vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri:

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie

Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.

Edhe pse Holanda, ishte një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE,  ajo ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha gjatë Samitin e Brdos në Slloveni, se nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e mbajtur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut, një vendim që po pengon gjithashtu edhe negociatat me Shqipërinë.

 

Fraksion.com